
Standardi i ri EN 1253: Rregulla të qarta për ujëmbledhësat e dyshemesë dhe penguesit e erës
Projektimi dhe instalimi i ujëmbledhësve të dyshemesë në përputhje me standardin, është i domosdoshëm për drenazhimin funksional dhe higjenik të ujërave ndërtesës. Një element kyç i këtyre sistemeve është penguesi i erës ose sifoni, i cili pengon erërat e padëshiruara që shkaktohen nga gazrat në tubacione. Në pjesët 6, 7 dhe 8 të standardit të ri EN 1253 janë vendosur për herë të pare rregulla të qarta për disa lloje penguesish ere të cilët janë provuar në praktikë. Në këtë artikull ne do t’ju tregojmë zgjidhjet që përputhen me standardin dhe çfarë ndikimi kanë në projektimin e drenazhimit të dyshemeve.

