Sondazhi i ditës

Sifonistët thonë fjalën e tyre!

Autoren

Cengiz Kulaksiz

Që kur fillova të punoj në industrinë HKLS në 1997 dhe kam shkëmbyer ide me klientët për kullimin e duhur çdo ditë që nga viti 2008, do të doja të ndaja përvojat e mia me ju këtu. Në të njëjtën kohë, si një anëtar i vjetër i Komitetit Austriak të Standardizimit, mbaj veten të informuar për sfidat e ardhshme në kullimin e ndërtesave.

broshura informuese

Po, dua të bëhem sifonist

Pranoj të abonohem për informim falas nëpërmjet artikujve dhe për përfitime të tjera.

Ju pikon pajisja e kondicionimit? Kjo është arsyeja më e shpeshtë

Pikimi nga pajisja e kondicionimit mund të jetë tregues për disa probleme, por sifoni i dyfishtë është në krye të listës. Zbuloni se si instalimi i gabuar i tubit të kondensimit shkakton dëme nga uji, dhe çfarë masash mund të merrni për ta zgjidhur këtë problem.

Ka disa lloje të ndryshme sistemesh kondicionimi, të cilat funksionojnë ndryshe. Sistemet qëndrore të kondicionimit dhe ventilimit përdoren për ndërtesa të mëdha, ndërsa sistemet split janë shumë popullore për hapësira më të vogla si zyra apo banesa private.

Ju pikon pajisja e kondicionimit? Kjo është arsyeja më e shpeshtë

Ju pikon pajisja e kondicionimit? Kjo është arsyeja më e shpeshtë

Ju pikon pajisja e kondicionimit? Kjo është arsyeja më e shpeshtë

Si funksionon sistemi split i kondicionimit të ajrit?

Sistemet split janë të ndarë në pajisje të jashtme dhe pajisje të brendshme. Likuidi i ftohjes ftohet në pajisjen e jashtme dhe transportohet në pajisjen e brendshme nëpërmjet cirkuiteve të ftohjes. Këtu ajëri i ngrohtë ftohet nga koili në të cilin qarkullon likuidi ftohës, dhe fryn në ambientet e brendshme nëpërmjet ventilatorit. Në ndryshim nga sistemet komerciale dhe industrial të kondicionimit dhe ventilimit, në sistemet split ajri i ftohtë nuk transportohet nëpërmjet tubacioneve të ventilimit por ftohet ajri i dhomës direkt në pajisjen e brendshme.

Pse dhe si duhet drenazhuar njësia e kondicionimit?

Kondensimi formohet kur ajri i ngrohtë ftohet. Teksa ajri në sistemet split ftohet direkt në njësinë e kondicionimit, krijohet kondensim brenda njësisë dhe ky kondensim duhet shkarkuar. Kondensimi që formohet në koilin ftohës pikon në një ujëmbledhëse dhe drejtohet horizontalisht tek dalja e shkarkimit. Nga këtu uji i kondensimit shkarkohet nëpërmjet një zorre fleksibël ose tubi drejt sifonit. Sifoni pengon hyrjen në njësi të erës dhe gazrave të sistemit të drenazhimit. Zgjidhja më e mirë për shkarkimin e njësive të kondicionimit është HL138, sifoni inkaso i kondensimit. Pastrohet lehtë, është i thjeshtë për tu planifikuar dhe instaluar, dhe sfera në sifon mban erën jashtë ambientit të banimit.

Çfarë e shkakton pikimin e kondicionerit?

Ka shumë arsye pse një system kondicionimi pikon. Nganjëherë ndodh për shkak të gominave të dëmtuara, të bashkimeve problematike, ose të bllokimit të tubit të kondensatës. Por arsyeja më e shpeshtë e pikimit të kondicionerit është sifoni i dyfishtë.

Çfarë është sifoni i dyfishtë?

Sifoni i dyfishtë shkaktohet nga instalimi i gabuar i zorrës fleksibël të kondensatës. Kur përdoren këto zorra, mund të varen dhe të krijojnë bark e për pasojë të ndërpresin pjerrësinë e vazhdueshme drejt sifonit të kondensatës (shikoni ilustrimin). Në zorrën e varur krijohet një xhep uji, dhe bllokohet ajër midis xhepit të ujit dhe sifonit të instaluar, pasi ky xhep uji funksionon gjithashtu si sifon.

Për ta tejkaluar këtë pengesë, niveli i ujit rritet deri në thellësinë sa presioni i tij të shtyjë ajërin e bllokuar dhe shkarkohet uji normalisht. Megjithatë në shumicën e rasteve sifoni i krijuar aksidentalisht nuk është mjaftueshëm më poshtë pajisjes së kondensimit, dhe për pasojë uji pikon brenda pajisjes, shpesh duke shkaktuar dëme.

Çfarë e shkakton pikimin e kondicionerit?

Sifoni i padëshiruar me zorrë shkakton sifon të dyfishtë në rastet kur është instaluar edhe një sifon kondensate, dhe uji pikon nga pajisja e brendshme.

Si ta shmangim sifonin e dyfishtë?

Praktika më e mirë është instalimi i tubave të fortë (jo fleksibël) me diametër të mjaftueshëm (tub HAT dn32), me pjerrësi të vazhdueshme. Nëse përdoret zorrë fleksibël, është e domosdoshme të garantohet vazhdimësia e pjerrësisë. (Jeni të lutur të ndiqni udhëzimet tona kur instaloni sifonin e kondensimit HL138N).

Instalim i saktë i HL138 me tub HAT dhe pjerrësi të pa ndërprerë

Si mund ta zgjidh problemin me pikimin nga pajisja për shkak të sifonit të dyfishtë?

Zgjidhja profesionale kërkon shumë mund. Duhet të sigurohet pjerrësi e vazhdueshme e tubit të shkarkimit. Sifoni i padëshiruar mund të jetë krijuar edhe brenda pajisjes, dhe në këtë rast problemi mund të zgjidhet më thjeshtë. Përgjithësisht mjafton instalimi pak më lartë i pajisjes për të krijuar një linjë shkarkimi me pjerrësi të vazhduar.

Një pajisje në të cilën zorra e kondensimit varet në brendësi të pajisjes

Përfundimi

Pikimi i pajisjes së kondicionimit mund të vijë nga disa shkaqe, por shkaku më i shpeshtë është sifoni i dyfishtë. Kjo shkaktohet nga instalimi jo i duhur i zorrës së kondensimit dhe mund të çojë në dëme të konsiderueshme nga uji.

Për ta shmangur këtë problem është e rëndësishme të sigurohet pjerrësia e zorrës ose të përdoret tub jo fleksibël. Nëse ka rrjedhje uji, zgjidhja e sifonit të dyfishtë kërkon më shumë mund. Në këto raste duhen marrë masa me ekspertë të fushës për të krijuar një shkarkim të kondensatës me pjerrësi të vazhduar.

Nëse keni problem me pikimin nga pajisja e kondicionimit ose dëshironi më shumë informacion, vizitoni faqen tonë www.hl.at. Aty do të gjeni këshilla të vlefshme, zgjidhje dhe produkte për funksionim optimal të pajisjeve të kondicionimit (psh HL138N). Ju mund të kontaktoni edhe me përfaqësuesit tanë ose me inxhinierët përkatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *