Sondazhi i ditës

Sifonistët thonë fjalën e tyre!

Autoren

Cengiz Kulaksiz

Që kur fillova të punoj në industrinë HKLS në 1997 dhe kam shkëmbyer ide me klientët për kullimin e duhur çdo ditë që nga viti 2008, do të doja të ndaja përvojat e mia me ju këtu. Në të njëjtën kohë, si një anëtar i vjetër i Komitetit Austriak të Standardizimit, mbaj veten të informuar për sfidat e ardhshme në kullimin e ndërtesave.

broshura informuese

Po, dua të bëhem sifonist

Pranoj të abonohem për informim falas nëpërmjet artikujve dhe për përfitime të tjera.

Sipërfaqe pa vijëzime: trendi në ndërtime të reja dhe rinovime!

Sipërfaqet pa vijëzime ju ofrojnë arkitektëve, instaluesve dhe projektuesve zgjidhje moderne dhe rezistente. Sipërfaqet e lëmuara nuk janë vetëm estetikisht të mira, por edhe më higjenike dhe të thjeshta për tu pastruar. Megjithatë instalimi i tyre kërkon nivel të lartë ekspertize, sidomos për hidroizolimin dhe lidhjen me ujëmbledhësin. Në këtë material do t’ju tregojmë sfidat dhe zgjidhjen me ujëmbledhës special që e thjeshton instalimin.

Gjithnjë e më shumë prodhues po zhvillojnë zgjidhje tërheqëse për dyshemenë që nuk ofrojnë vetëm elegancë në dizajn, por kanë edhe avantazhe funksionale. Me sipërfaqet e veshura, myku dhe hapësirat midis pllakave i përkasin së kaluarës.

Materialet për këto sipërfaqe mundësohen në gamë të pafundme ngjyrash dhe teksturash, prandaj dyshemetë dhe muret mund të dizenjohen plotësisht sipas ideve individuale. Interieri mund të përshtatet me tone natyrale, me pamje industriale në ngjyrën e çimentos, apo me ngjyra të forta dhe dizajne tërheqëse dhe moderne. Këto lloj sipërfaqesh nuk përshtaten vetëm për ambiente private, por edhe në hapësira komerciale dhe publike. Mund të aplikohen në hotele, zyra etj.

Tjetër avantazh: Nuk ka nevojë të shkulen pllakat e vjetra! Veshjet e sipërfaqes mund të aplikohen direkt mbi pllaka apo mbi konstruksionin ekzistues. Kjo përshpejton rinovimin dhe shmang komplikimet e pa nevojshme. Disa prodhues ofrojnë zgjidhje të plota. Mund të përdoren lloje të ndryshme hidroizolimi, si dhe materiale të klasave R kundra rrëshkitjes.

Një nga sfidat e implementimit të sipërfaqeve të vazhduara është lidhja e materialit me pikën e drenazhit. Duhet siguruar që uji nuk depërton poshtë shtresës, pasi mund të krijojë fryrje ose dëmtime të tjera, dhe me ujëmbledhës të thjeshtë dushi apo dyshemeje është e pa mundur të arrihet një lidhje e sigurt.

Ujëmbledhësi HL542 Prblue për sipërfaqe dushi dhe dyshemeje me lyerje

Një nga zgjidhjet është HL542Prblue i prodhuar nga HL Hutterer & Lechner veçanërisht për këto lloj sipërfaqesh, pasi mundëson lidhje të thjeshtë dhe të sigurt të hidroizolimit dhe të materialit të dyshemesë me ujëmbledhësin. Korniza rrethore prej inoksi përshtatet për trashësi shtresash nga 1mm në 7mm.

Lidhja me hidroizolimin dhe me materialin e sipërfaqes

Kiti izolues garanton lidhjen e sigurt dhe të thjeshtë me hidroizolimin, pa pasur nevojë për mjete shtesë. 

Figura 1: Integrimi i membranes izoluese me hidroizolimin poshtë veshjes së sipërfaqes

Fllanxha e inoksit mundëson një sipërfaqe ideale për lidhjen me materialet veshëse. 
Në varësi të specifikimeve të prodhuesit, fllanxha e inoksit është e pastër nga vajrat dhe kontaminantët e tjerë. Korniza e inoksit përfshin unaza lartësuese për përshtatje nga 1 në 7mm, me intervale nga 1mm, për tu përshtatur me trashësinë e shtresës. 

Figure 2: Kornizë inoksi me përshtatje lartësie

Dizajn cilësor

Kapaku kthehet nga të dyja anët për të zgjedhur midis dy varianteve:
  • Dizajn individual duke mbushur kapakun me materialin e sipërfaqes
  • Pamje inoksi
Figure 3: kapaku i kombinuar: pamje inoksi ose i mbushur me materialin e sipërfaqes

Ky kombinim mundëson përshtatjen e dizajnit sipas preferencave në sipërfaqe të stilit bashkëkohor. Eleganca estetike dhe funksionaliteti bashkohen me këtë zgjidhje në çdo hapësirë.

Përmbledhje

Sipërfaqet pa vijëzime nuk ju ofrojnë vetëm liri në dizajn, por edhe përfitime praktike që jua thjeshtojnë punën. Kombinimi i materialeve me zgjidhjet teknike si HL542Prblue krijon një sipërfaqe rezistente dhe moderne. Me mundësinë e implementimit të dizajneve individuale pa cënuar mbrojtjen nga lagështia, sipërfaqet e vazhduara janë ideale për ambiente private dhe komerciale. Eleganca dhe funksionaliteti janë të mirëmenduara në këto zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *