Ky udhëzues ofron një hyrje të gjithanshme mbi kërkesat teknike dhe llogaritjet për dimensionimin e sistemeve të drenazhimit për kulmet, ballkonet dhe tarracat. Zgjidhjet e ndryshme të drenazhimit dhe përparësitë apo mangësitë e tyre specifike merren në konsideratë me qëllim që të sigurohet një projektim në përputhje me standardet. Qëllimi është përdorimi i zgjidhjeve efikase të drenazhimit për të parandaluar dëmtimet nga uji dhe përmbytjet, si dhe për të garantuar funksionalitetin dhe sigurinë afatgjatë të ndërtesës.
Reshjet e dendura, të cilat mund të çojnë në përmbytje dhe dëmtime të ndërtesave konsiderohen si ngjarje ekstreme të motit, por sasitë e mëdha të reshjeve lokale brenda një periudhe të shkurtër kohore janë bërë shumë të shpeshta. Kjo e bën edhe më të rëndësishëm planifikimin dhe zbatimin me kujdes të sistemit të drenazhimit të ujërave të shiut të një ndërtese – veçanërisht për kulmet, ballkonet dhe tarracat – në përputhje me standardet, për të shmangur dëmtimet nga uji.
Për të dëshmuar se planifikimi i sistemit të ujërave të shiut është në përputhje me standardet, kërkohet një llogaritje hidraulike e përshtatur për projektin dhe dokumentacion i plotë shoqërues.
Bazat e drenazhit të ujërave të shiut
Përpara se të merret në shqyrtim një shembull konkret, është thelbësore të njihen disa të dhëna bazë dhe dallime themelore.
Nga se përbëhet sistemi shkarkues i kulmit?
Komponentët më të rëndësishëm të sistemit të drenazhimit të kulmit janë:
- Ujëmbledhësat / piletat e kulmit (me integrim të sigurt në shtresën hidroizoluese)
- Tubat e shkarkimit
- Sistemi i fiksimit të tubave
- Izolimi i tubave kundër kondensimit
- Masat parandaluese për zjarrin dhe transmetimin e zhurmës dhe zërave.
Komponentët e zgjedhur varen shumë nga lloji i sistemit të drenazhit. Më poshtë do të shqyrtojmë sistemet bazë të shkarkimit dhe si dallojnë nga njëri tjetri.
Dallimi sipas mënyrës së shkarkimit
Në shkarkimin e ujërave të shiut, bëhet një dallim bazë midis 2 sistemeve. Të dy sistemet ndryshojnë ndjeshëm në aspektin e skemës së tubacioneve dhe dimensionimit të tyre.
Shkarkim me gravitet (parimi i gravitetit)
Në shkarkimin konvencional (klasik), ujërat e shiut largohen me anë të gravitetit përmes tubacioneve të ujërave të shiut të vendosura në pjerrësi. Kjo quhet gjithashtu shkarkim me gravitet.
Në procesin e projektimit, supozohet që tubacionet horizontale të ujërave të shiut janë të mbushura me ujë rreth 70%, ndërsa tubacionet vertikale zbritëse janë të mbushura rreth 33%. Këto vlera ndihmojnë në përcaktimin e saktë të madhësisë së tubacioneve të nevojshme.
Shkarkimi me vakum / me presion negativ (parimi i thithjes)
Në kontrast, shkarkimi me presion negativ ose shkarkimi sifonik i kulmeve funksionon sipas parimit të mbushjes së plotë. Ujërat e shiut thithen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kulmi. Me sasi të vogla reshjesh, efekti i thithjes ndodh vetëm herë pas here ose aspak, kështu që përparësitë e këtij sistemi realizohen plotësisht vetëm kur ka reshje të mjaftueshme.
Kur përdoret secili sistem?
Sot, sipërfaqet e mëdha dhe të gjera të kulmeve preferohen të shkarkohen duke përdorur parimin e presionit negativ, pasi ky sistem kërkon më pak materiale dhe punë. Falë rrugës së tubacioneve pa pjerrësi nën strukturën e kulmit, që lejohet me këtë sistem, shkarkimi me presion negativ ofron një zgjidhje kursimi hapësire, veçanërisht në depo/kapanone të mëdha. Planifikimi dhe llogaritja e këtyre sistemeve kryhet pothuajse ekskluzivisht nga ofruesi përkatës i sistemit.
Jo çdo sipërfaqe kulmi është e përshtatshme për shkarkim me presion negativ, siç janë tarracat e kulmeve, ballkonet ose kulmet e ndërtesave rezidenciale. Në disa raste, shkarkimi konvencional mund të jetë zgjedhje më e mirë edhe për kapanone, magazina etj.
Cilat janë argumentet në favor të shkarkimit konvencional / me rrjedhje të lirë?
- Sistemi mund të projektohet nga vetë planifikuesi në hapa të thjeshtë me ndihmën e EN1253-2 dhe EN12056-3. Nuk ka varësi nga ofruesi i sistemit!
- Në rastin e kulmeve me një koeficient të ulët të rrjedhjes, siç janë kulmet e gjelbra, ujërat e shiut ngadalësohen ndjeshëm dhe lirohen në drenazh në sasi më të vogla, prandaj tubat nuk arrijnë të mbushen plotësisht. Në këto raste nuk ka kuptim përdorimi i sistemit sifonik
- Nëse vëllimi i ujit është i ulët dhe tubacionet vendosen horizontalisht pa pjerrësi (shkarkim me presion negativ), rritet rreziku i bllokimeve pasi efekti vetë-pastrues nuk arrihet për shkak të mungesës së mbushjes së plotë. Edhe në këtë rast, shkarkimi konvencional ka më shumë kuptim
Sistemi i duhur nga pikëpamja ekonomike dhe teknike shqyrtohet gjithmonë nga projektuesi sipas secilit rast.
Për shkak se dizenjimi i shkarkimit me presion negativ gjithmonë varet nga sistemi ose prodhuesi, nuk mund të bëhen deklarata të përgjithshme për planifikimin dhe zbatimin, dhe nuk mund ta trajtojmë si temë në këtë udhëzues.
Më poshtë do të analizohet në detaje i shkarkimi me gravitet.
Megjithatë, për shkarkimin me gravitet duhen bërë edhe dy dallime të tjera; Skema e tubacioneve dhe mënyra e lidhjes.
Dallimi sipas skemës së tubacioneve
Në shkarkimin konvencional me gravitet, një veçori e rëndësishme dalluese është skema e tubacioneve.
Lidhje individuale e tubacioneve, sistem i mbyllur
Çdo ujëmbledhës i kulmit lidhet direkt me tubacionin bazë me të njëjtën dimension pa ndërprerje.
Sistemi i mbyllur kërkon që çdo ujëmbledhës/piletë të lidhet me tub më vete sikurse tregohet në figurën 4. Ujëmbledhësi dhe tubi duhet të kenë të njëjtin dimension përgjatë gjithë shkarkimit.
Tub kolektor, sistem i hapur
Disa ujëmbledhës/pileta të lidhura në të njëjtin tubacion kolektor.
Sistemi i hapur do të thotë që dalja e kulmit (siç tregohet në Figurën 2) është e lidhur me një tubacion horizontal dhe më pas lidhet me një tubacion më të madh zbritës, i cili është i hapur në të dyja anët.
Në parim, me sistemet e mbyllura arrihet një kapacitet më i lartë shkarkimi. Kjo ndodh për shkak se efekti i thithjes forcohet nga tubacioni që është i lidhur me të njëjtin dimension gjatë gjithë rrugës.
Udhëzime projektimi dhe zbatimi
Para se të fillojë dimensionimi dhe dizenjimi, duhet të specifikohen disa informacione dhe të dhëna bazë mbi projektin e ndërtimit:
- Plana të detajuara të ndërtesës me sipërfaqet që duhet të shkarkohen
- Struktura e kulmit, hidroizolimi dhe materialet e përdorura
- Peshat statike të lejuara për të përcaktuar thellësinë maksimale të lejuar të grumbullimit të ujit
- Adresa ose kodi postar i projektit të ndërtimit (për të nxjerrë të dhënat e reshjeve lokale)
- Skema e tubacioneve
- Tuba të veçuar apo tuba të përbashkët
- Sistem i hapur apo sistem i mbyllur
Bazuar në këto të dhëna, duhet të përcaktohet më pas norma e llogaritur e reshjeve, koeficienti i rrjedhjes dhe kapaciteti i nevojshëm i shkarkimit.
Llogaritja e reshjeve (r)
Hapi i parë në dimensionimin e sistemit të shkarkimit është përcaktimi i normës së reshjeve për llogaritje r. Kjo është baza për çdo sistem shkarkimi.
Shkarkimi i kulmit duhet të dimensionohet për një ngjarje reshjesh 5-minutëshe me një frekuencë kthimi prej 5 vitesh. Si rregull, reshjet projektuese për vendndodhjen përkatëse merren nga të dhënat e ministrive apo institucioneve që mbajnë të dhëna klimaterike, dhe më pas konvertohen në një normë reshjesh projektuese në l/(s·ha).
Norma minimale e reshjeve projektuese për sipërfaqet e kulmeve dhe të pronës është e përcaktuar në 400 litra/(s·ha). Shkarkimi i kulmeve dimensionohet në përputhje me ÖNORM EN 12056-3:2000, seksioni 4.1. Këto vlera mund të ndryshojnë në rajone dhe shtete të caktuara.
Koefiçenti i shkarkimit/rrjedhjes (C)
Më pas duhet të përcaktohet koeficienti i shkarkimit C. Koeficienti i shkarkimit është raporti midis sasisë së reshjeve që bien aktualisht mbi sipërfaqen e shkarkimit dhe sasisë që realisht shkon në shkarkues. Cilësia e sipërfaqes së kulmit luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Një sipërfaqe kulmi e gjelbër, për shembull, me një koeficient shkarkimi prej 0.3, e redukton rrjedhjen e ujërave të shiut me mbi dy të tretën.
Sipas ÖNORM B 2501, vlejnë vlerat e mëposhtme:
- C = 1,0 për kulme me llamarinë, kulme me mbulesë tjegullash, sipërfaqe betoni të mbyllura, kulme me membranë, sipërfaqe të shtruara me fuga të mbushura, kulme të mbyllura pa shtresë zhavori
- C = 0,8 për kulme me zhavorr, shtigje me zhavorr, sipërfaqe të shtruara pa mbushje fugash dhe gjelbërim ekstensiv me trashësi shtrese jo më shumë se 8 cm
- C = 0,5 për gjelbërim të reduktuar ekstensiv me trashësi shtrese mbi 8 cm
- C = 0,3 për gjelbërim ekstensiv dhe intensiv me trashësi shtrese 10 cm ose më shumë
- C = 0,1 për gjelbërim intensiv me trashësi shtrese 25 cm ose më shumë
Shkarkimi i ujrave të shiut (Q)
Sasia e ujërave të shiut Q llogaritet nga madhësia e sipërfaqes që do të shkarkohet A, norma përkatëse e reshjeve r dhe koeficienti i shkarkimit C, dhe llogaritet sipas formulës së mëposhtme:
Shpjegimet si më poshtë:
- Q për sasinë e rrjedhës së ujërave të shiut në litra për sekondë (l/s)
- r për reshjet projektuese në litra për sekondë për hektar (l/s·ha)
- A për sipërfaqen efektive të kulmit në metra katrorë (m²)
- C për koeficientin e shkarkimit, i cili merr parasysh mbajtjen ose vonesën e shkaktuar nga sipërfaqja e kulmit
Kjo llogaritje tregon sasinë e ujit që sistemi i shkarkimit duhet të jetë në gjendje ta shkarkojë për sekondë, në mënyrë që të sigurohet një shkarkim në përputhje me standardet.
Kapaciteti shkarkues i ujëmbledhësave/piletave
Sipas EN1253-2, prodhuesit e shkarkuesve për kulme dhe parapete janë të detyruar të paraqesin vlerat e shkarkimit në formë tabele ose diagrami, në varësi të thellësisë së ujit mbi flanxhin e izolimit.
Performanca e shkarkimit varet nga fakti nëse sistemi i përdorur është sistem i hapur apo i mbyllur. Prandaj, është e rëndësishme të pyesni prodhuesin nën cilat kritere testimi është testuar performanca e shkarkuesit përkatës.
Shembuj llogaritjesh
Tani që kemi shpjeguar parimet bazë të shkarkimit të kulmeve, vijon aplikimi praktik: dimensionimi i sistemeve të shkarkimit. Në varësi të llojit të sistemit – i hapur ose i mbyllur, lidhje individuale ose kolektive – ndryshojnë edhe mënyrat e llogaritjes.
Sistemi i mbyllur me tubacion lidhjeje kolektive funksionon sipas parimit të presionit negativ. Duke qenë se ky varet nga sistemi dhe specifikimet e prodhuesit, nuk do të trajtohet më tej në këtë udhëzues.
Më poshtë do të llogaritet një shembull i një kulmi me dy sisteme të ndryshme: Njëri si sistem i mbyllur me lidhje individuale tubacioni dhe tjetri si sistem i hapur me tubacion lidhjeje kolektive.
Të dhënat fillestare
Po ndërtohet një kulm i sheshtë me membranë TPO prej 800 m² me pjerrësi në një drejtim, në 2325 Fischamend, në rrethin Bruck an der Leitha (Austri).
Pavarësisht sistemit të zgjedhur, tani mund të përcaktohen sipërfaqja e kulmit A, norma e reshjeve për llogaritje r, koeficienti i shkarkimit C dhe sasia e reshjeve Q bazuar në këto të dhëna:
A = 800 m²
Norma e reshjeve projektuese për 5 minuta r për ngjarjen e reshjeve me frekuencë 5 vjet merret nga shërbimi online hidrografik siç është përshkruar më sipër (shih Figurën 4) dhe konvertohet në litra për sekond:
Koeficienti i shkarkimit C për kulmet me membranë folio është 1:
Tani sasia e rrjedhës së ujërave të shiut Q llogaritet nga formula Q = r * A * C:
Skema për sistemin e mbyllur (lidhje individuale tubacioni)
Pasi të jetë përcaktuar produkti dhe komponentët e nevojshëm, për të zgjedhur shkarkuesit përkatës përdoren normat e shkarkimit të prodhuesit.
Për këtë shembull kërkohet një normë shkarkimi prej 32.0 l/s. Për këtë arsye zgjidhen tre shkarkues kulmi DN110 me kapacitet prej 10,7 l/s secili me thellësi uji prej 35 mm (sipas tabelës së shkarkimit të prodhuesit në Figurën 9).
Dimensioni i daljes së kulmit zgjidhet në përputhje me EN 1253, ku për dimensionet DN75 dhe DN110 merret parasysh vlera me thellësi uji 35 mm. Ndërsa për dimensionet DN125 dhe DN160 përdoret vlera me thellësi uji 45 mm.
Kapaciteti total i tre shkarkuesve të kulmit DN110 është 32,1 l/s, që e tejkalon vlerën e kërkuar prej 32.0 l/s. Çdo dalje e kulmit lidhet individualisht me një tub zbritës me dimension të vazhdueshëm DN110.
Shënim: Në çdo rast duhet të bashkëngjitet një diagramë skematike e tubacionit me dimensionet përkatëse.
Skema e sistemit të hapur
Për sistemin e hapur, specifikimet e kapacitetit të shkarkuesit nuk janë përcaktuese për skemën. Në vend të tyre duhen përdorur tabelat e shkarkimit sipas EN 12056-3 për tubacionet horizontale dhe kolektive (shih Figurën 13) dhe për tubacionet vertikale të ujërave të shiut (shih Figurën 14).
Planifikimi fillon me kapacitetin e kërkuar të shkarkimit prej 32.0 l/s. Dy faktorë kanë rëndësi për përcaktimin e numrit të nevojshëm të shkarkuesve të kulmit:
- Pjerrësia e tubacionit horizontal – zakonisht rreth 1.5%
- Diametri i tubacionit të shkarkimit – diametra më të mëdhenj mundësojnë kapacitete më të larta
Meqenëse pjerrësia në shumicën e rasteve është e paracaktuar, vetëm numri i shkarkuesve dhe diametri i tubacionit mbeten variabël. Nga tabela për shembullin tonë dalin opsionet e mëposhtme:
- DN100 → 7 shkarkues (5,1 l/s secili)
- DN125 → 4 shkarkues (8,3 l/s secili)
- DN150 → 2 shkarkues (15,7 l/s secili)
Në zbatim, varianti me 4 shkarkues dhe tubacione DN125 rezulton të jetë më praktik. Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon projektuesit, i cili jep zgjidhjen optimale në varësi të kushteve strukturore, gjeometrisë së kulmit dhe aspekteve ekonomike.
Projektimi fillon nga shkarkuesi më i largët nga tubacioni zbritës.
Tubacionet e lidhjes individuale duhet gjithmonë të ruajnë diametrin e paracaktuar.
Shembull: Nëse u vendos të përdoren katër shkarkues me DN125 siç është përshkruar më sipër, të gjitha tubacionet individuale të lidhjes duhet të jenë gjithashtu DN125.
Tubacionet horizontale kolektor duhet të përballojnë gjithë volumimin e ujit të shkarkuar nga shkarkuesit e kulmit të lidhur.
- Për pasojë, diametri i tubacionit duhet të rritet në drejtim të rrjedhjes.
- Shembull (shiko figuren 12):
- Midis shkarkuesit të parë dhe të dytë, tubacioni i lidhjes mund të projektohet DN125.
- Pas kësaj, kërkohet zgjerim në DN150.
- Më tej tubi duhet të zgjerohet në DN200.
Për dimensionimin e tubacionit vertikal të ujërave të shiut, duhet të përdoret një nivel mbushjeje prej 0.33 (33%) në përputhje me EN 12056-3, përveç rasteve kur rregulloret kombëtare ose rajonale përcaktojnë një vlerë tjetër (shih Figurën 14).
Edhe nëse tabela nga EN 12056-3 (shih Figurën 14) do të lejonte këtu një diametër tubacioni më të vogël, diametri i tubacionit horizontal kolektiv mbetet vendimtar. Kjo do të thotë që tubacioni zbritës duhet të ketë të paktën diametrin e tubacionit horizontal kolektiv të lidhur. Nuk lejohet zvogëlimi i diametrit të tubacionit në drejtim të rrjedhjes. Për shembullin tonë, kjo do të thotë një diametër tubacioni DN200 për tubacionin zbritës.
Ky proces siguron që sistemi të mbetet hidraulikisht efikas dhe të shmangen defektet. Dimensionet e tubacioneve të pjesëve individuale të treguara në diagramën e tubacioneve (Figura 12) janë përcaktuar duke përdorur Figurën 13 dhe Figurën 14.
Tubacionet nëntokësore ose tubacionet e vendosura nën pllakën e themelit duhet gjithashtu të projektohen në përputhje me Figurën 13.
Sistemi i hapur vs. Sistemi i mbyllur – Cilin të përdorim?
Se cili sistem përdoret në fund duhet të vendoset nga projektuesi ose arkitekti për secilin rast veç e veç, duke marrë parasysh aspektet e mëposhtme:
Sistem i hapur | Sistem i mbyllur |
Avantazhet:
Disavantazhet:
| Avantazhet:
Disavantazhet:
|
Përmbledhje
Projektimi dhe dimensionimi i një sistemi shkarkimi të ujërave të shiut nga kulmi kërkon përgatitje të kujdesshme. Kjo përfshin marrjen në kohë të të gjitha informacioneve të nevojshme.
Shkarkimi efektiv i ujërave të shiut duhet të konsiderohet gjithmonë si një koncept i tërësishëm — nga shkarkimi i ujit në sipërfaqet e kulmit deri te derdhja në kanalizimin publik ose në ambientet e jashtme të ndërtesës. Kufizimet e vendosura nga autoritetet për rastet e reshjeve të mëdha për të lehtësuar rrjetin e kanalizimit bëjnë të nevojshme masa shtesë, si mbajtja e një sasie të ujrave të shiut (retention) ose ngadalësimi i shkarkimit, dhe paraqesin sfida shtesë për projektuesit.
Një komponent tjetër thelbësor i shkarkimit të sigurt të ujërave të shiut është shkarkimi i emergjencës, i cili siguron që të mos shkaktohet asnjë dëm në ndërtesë edhe në rast të reshjeve jashtëzakonisht të mëdha (reshjet një here në shekull). Më shumë informacion rreth shkarkimit emergjent mund të gjeni këtu.
Specifikimi i shkarkuesit të kulmit në përputhje me ndërtimin e kulmit
Për një specifikim të saktë të sistemit të shkarkimit të kulmit, ekipi mbështetës i HL do të jetë i gatshëm t’ju ndihmojë në adresën support@hl.at ose nëpërnjet përfaqësuesit tuaj rajonal. Gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni një vizatim seksional me përshkrimet e shtresave individuale nga arkitekti ose projektuesi dhe ta dërgoni atë te ekipi i HL. Brenda një kohe të shkurtër, do të merrni një ilustrim 3D si dhe detajet në formate të ndryshme, përveç specifikimit të saktë:
Standardet përkatëse
Standardet e mëposhtme zbatohen për shkarkimin e kulmeve, ballkoneve dhe tarracave:
- EN1253-2
- EN 12056-3
- ÖNORM B2501
Burimet: