Hedhja e besueshme e ujërave të zeza është thelbësore në teknologjinë sanitare. Në këtë artikull do të hedhim një vështrim të thellë mbi rolin e ventilimit dhe ventilimit në sistemet e ujërave të zeza sipas ÖNORM. Zbuloni se si kompensimi i synuar i presionit negativ dhe pozitiv ndihmon në minimizimin e efekteve anësore të padëshiruara si aromat e pakëndshme dhe rreziqet shëndetësore dhe zbuloni se si produkte të tilla si ajrosësit e tubave kontribuojnë në këtë.
“Seestadt Aspern” në verilindje të Vienës është aktualisht projekti më i madh i banimit urban në Europë i cili do të ketë hapësira për mbi 25,000 banorë deri në 2030. Kjo do të thotë që do të ketë më shumë banorë se disa qytete të vogla. Krijimi i hapësirave të banimit për kaq shumë njerëz në një hapësirë të vogël sjell shumë sfida strukturale. Furnizimi me ujë të pijshëm, dhe mbi të gjitha shkarkimi i ujrave të bardha e të zeza gjithashtu duan vëmendje të vecantë. Banori mesatar në Europë përdor rreth 130 litra ujë në ditë në banesë. Po të marrim shembull e “Seestadt Aspern”, nga ky kompleks ndërtimesh do duhet të shkarkohen 3 milion litra ujë cdo ditë. Për të siguruar shkarkimin funksional të ujërave, duhet një system drenazhimi i sofistikuar i cili nuk sjell probleme të pa dëshiruara. Problemet më të shpeshta të shkaktuara nga projektimi ose instalimi jo i duhur janë era e keqe, zhurma (gurgullima në sifona), drenazhimi i pamjaftueshëm që sjell probleme me ujrat etj. Në raste ekstreme, një system shkarkimi jo i përshtatshëm mund të sjellë edhe rreziqe shëndetësore në ambientin e banimit, si për shembull gazra toksike.
Ajërimi i shkarkimit (ajërimi në rast vakumi dhe shfryrja për presionin e lartë) është i rëndësishëm për instalimin e duhur të tubacionit shkarkues. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shtëpi të bashkëngjitura ose për komplekse rezidenciale, ajërimi i tubave është domosdoshmëri për shkarkimin e ujit.
Ndryshimi midis ajërimit dhe shfryrjes
Ventilimi kryhet nëpërmjet tubave të ventilimit të cilat sigurojnë balancimin e presionit ndërmjet tubave shkarkues dhe atmosferës. Shpesh herë ventilimi i tubave nuk ndahet saktë. Si ajërimi dhe shfryrja e tubave quhen “ventilim”, që është i saktë si term, por ajërimi dhe shfryrja e sistemit janë dy tema të ndryshme që shkaktojnë problem të ndryshme.
Presioni i lartë
Ventilimi i presionit të lartë eliminon presionin e tepërt në sistemin e tubave të shkarkimit. Presioni i lartë në tubacion shkaktohet nga gazrat në sistemin e shkarkimit ose nga devijimet e tubave në të cilat energjia e shpejtësisë kthehet në energji presioni, duke shkaktuar kompresimin e ajrit. Ky ajër i kompresuar tenton të clirohet në drejtim nga poshtë lartë. Presioni i lartë mund të jetë aq i fortë sa të pengojë shkarkimin e ujit, të shkaktojë gurgullima nëpër sifona ose të clirojë gazra të dëmshme brenda ambienteve të banuara (presioni shtyn gazrat tejpërtej ujit në sifona). Problemet e shkaktuara nga mungesa e ventilimit ose ventilimi i pa mjaftueshëm variojnë nga dëmet e ujit si pasojë e mungesës së kapacitetit shkarkues deri te era e keqe ose dëmtimi i shëndetit nga gazrat e tubacionit.
Vakumi
Ajërimi i tubave shkarkues shmang presionion negative / vakumin në sistemin e tubave. Përfytyroni rastet kur doni të zbrazni një shishe uji me grykë të ngushtë sa më shpejt. Sapo e ktheni kokë poshtë, shishja fillon të zbrazet me ngadalë dhe në mënyrë të crregullt duke shkaktuar gurgullima. Nëse shponi një vrimë ventilimi në fund të shishes do të shikoni që ajo zbrazet shumë më shpejtë dhe me rrjedhë të vazhdueshme. Arsyeja e kësaj është se vrima e shpuar mundëson ajërimin e domosdoshëm dhe shmang krijimin e vakumit i cili shkakton gurgullimat. Në sistemet e shkarkimit të banesave vakumi shkaktohet nga shkarkimi i tubave vertikal, dhe kjo mund të parandalohet. Vakumi në tubat e shkarkimit shpesh shkakton thithjen e ujit nga sifonat për të marrë ajër nga brenda ambientit të banuar. Kur vakumi balancohet, pasojat janë era e keqe nga tubacioni ose gazrat e dëmshme. Prandaj ajërimi i tubave shkarkues është i domosdoshëm.
Tubi kryesor vertikal dhe tubat horizontal bashkues
Ajërimi i tubave është i mundur në disa pika të sistemit. Ka një dallim midis ajërimit të tubit kryesor vertikal (i cili del mbi kulm), dhe ajërimit të tubave horizontal bashkues (në ambientet e banimit ose pranë pikave shkarkuese).
Tubi vertikal që del jashtë kulmit
Sipas standartit ÖNORM B 2501, cdo tub vertikal duhet të dalë tejpërtej kulmit jashtë objektit për ajërim. Është e rëndësishme që tubat vertikal të vendosen pa devijime dhe me diametër konstant, pasi në të kundërt mund të ulet kapaciteti shkarkues. Fundi i tubit vertikal konfigurohet ndryshe në varësi të llojit të kulmit. Për shembull ky konfigurim është i ndryshëm për tubat që dalin mbi tjegulla, mbi pllaka të shfrytëzuara, apo mbi kulme të rrafshëta të pa shfrytëzuara.
Tubi vertikal që del jashtë kulmit mbulon si shfryrjen në rast presioni ashtu edhe ajërimin në rast vakumi, por është në vecanti i domosdoshëm për shfryrjen e presionit të lartë. Në ndryshim nga vakumi, presioni i lartë nuk mund të zgjidhet direkt në tubat horizontal apo pranë pikave shkarkuese, por duhet gjithmonë të shfryjë jashtë pasi në të kundërt gazrat e dëmshme clirohen brenda ambientit të banuar.
Shpesh ndodh që dikush sjell argumente se ajërimi jashtë kulmit është i komplikuar dhe kërkon materiale e punëtori shtesë, ose shkakton humbje termike në objekt. Këto argumente nuk duhet të përdoren si arsye për mos instalim të tubit ajërues jashtë kulmit, pasi humbjet termike mund të shmangen nëse tubi izolohet si duhet. Instalimi i tubit vertikal tejpërtej kulmit është i domosdoshëm për funksionimin e sistemit drenazhues dhe nuk duhet anashkaluar.
Ka një përjashtim nga rregulli bazë i nxjerrjes së cdo tubi vertikal jashtë kulmit për shtëpitë e bashkëngjitura ose gjysmë të bashkëngjitura. Në këto raste, tubi vertikal me vëllimin më të madh të shkarkimit të ujërave mund të projektohet si tubi kryesor i ajërimit jashtë kulmit. Cdo tub tjetër vertikal duhet të pajiset me valvul ajërimi brenda ndërtesës. Kjo siguron ventilimin e sigurt dhe të mjaftueshëm të sistemit.
Tubat horizontal të pikave shkarkuese
Përvec tubave vertikal, edhe tubat horizontal lidhen me pikat e shkarkimit (ujëmbledhës, ËC, lavaman, makinë larëse rrobash etj.). Në rast se tubat horizontal kanë një gjatësi 4 ose më shumë metra nga tubi vertikal, këto tuba duhet të ajërosen gjithashtu për të shmangur vakumin. Kujtesë: Ajërimi është i domosdoshëm pasi në të kundërt shkarkimi krijon vakum, dhe vakumi thith ujin nga sifonat në tualet. Zbrazja e sifonave ju hap rrugën gazrave të dëmshme të hyjnë në ambientin e banuar.
Ajërimi i tubave horizontal mund të zgjidhet në dy mënyra. E para është bypass-i ventilues. Në këtë rast, tubat horizontal lidhen me tuba shtesë të cilët bashkohen me tubin kryesor të ventilimit duke mundësuar qarkullimin e ajërit. Në këtë mënyrë të gjithë tubat horizontal kanë ajërimin e duhur dhe nuk shkaktojnë vakum. Megjithatë, bypass-et zgjasin kohën e instalimit dhe kërkojnë më shumë materiale e punëtori. Zgjidhja më e thjeshtë është instalimi i valvulave ajëruese. Ka disa lloje të ndryshme valvulash ajëruese në varësi të pikës ku lidhen, por të gjitha kanë të njëjtin parim: Valvula mbyllet kur ka presion të lartë në sistem, dhe hapet kur ka vakum për të lejuar ajërimin e tubave.
Cila valvul ajërimi duhet instaluar?
Valvula e ajërimit instalohen për të barazuar vakumin në tubacion me presionin e ajrit në atmosferë. Kjo pengon thithjen e ujit nga sifonat dhe clirimin e erës nga tubacioni brenda ambientit të banuar. Shumë shpesh valvulat e ajërimit shikohen gabimisht si zgjidhje problemi pasi ka ndodhur një i tillë, kur në fakt planifikimi që në fillim i ajërimit dhe valvulave shmang ankesat apo problemet e mëpasshme. Sikurse përmendëm dhe më sipër, standarti ÖNORM EN 12056-2:2000 përkufizon ventilimin e tubave horizontal me gjatësi mbi 4 metra.
Rastet për instalimin e valvulave ajëruese janë të ndryshme:
Valvulat e ajërimit për tubat vertikal dytësor për shtëbitë e bashkëngjitura ose gjysmë të bashkëngjitura
- Tubat vertikal dytësor janë tuba që nuk dalin jashtë kulmit por pajisen me valvul ajërimi
- Këta tuba vertikal dytësor shpesh dalin në papafingo, dhe aty ju vendoset një valvul për të parandaluar erën
- HL905N është valvul ajërimi që mund të përdoret në këto raste
- Duke përdorur HL900N, tubi vertikal mund të lidhet direkt me tubin kryesor ventilues të ndërtesës
- Shihni Figurën 2 në mes
Valvulat e ajërimit për një ose disa tuba horizontal
- Valvulat e ajërimit që lidhen me tubat horizontal duhet të parandalojnë thithjen e ujit nga sifonat në pileta dhe të shmangin erën e keqe
- Valvula duhet të instalohet tek pika shkarkuese më e largët nga tubi vertikal (shikoni ilustrimin më sipër)
- Në këto raste rekomandohet valvula e ajërimit brenda murit (p.sh HL905N)
- Shih Figurën 2 më poshtë
Valvulat e ajërimit për sifonat e kuzhinave dhe lavamanëve
- Në rast problemesh, valvulat mund të instalohen edhe direkt në pikat e shkarkimit (psh pas sifonit të kuzhinës)
- HL904 ose HL903 janë shumë të përshtatshme për këto raste. Duke qenë se janë dizenjuar të vogla dhe nuk zënë hapësirë, këto valvula ajërimi mund të vendosen lehtësisht postë lavamanit ose lavapjatit
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Valvulat e ventilimit duhet të instalohen në një mënyrë që lejon zëvendësimin në rast problemesh, pa pasur nevojë për ndërhyrje në strukturë. Ambienti duhet të jetë mjaftueshëm i ajërosur për të siguruar funksionimin e valvulës. Për sa kohë nuk ka erë të keqe nga tubacioni, valvula funksionon sic duhet.
Konkluzioni
Shkarkimi i ujërave në projekte madhore kërkon një sistem drenazhi të planifikuar mirë. Zbuloni më shumë rreth teknikave të ventilimit dhe rreth standarteve përkatëse në seksionin tonë të shkarkimeve. Aty do të gjeni shembuj praktik llogaritjesh dhe informacion bazë nga katalogu i HL, për implementimin me sukses të projekteve duke shmangur problemet me erën dhe rreziqet shëndetësore. Nëse doni të mësoni më shumë rreth standarteve, mos hezitoni të kontaktoni me përfaqësuesin tonë ose të regjistroheni për pjesëmarrje në një nga seminarët tanë.