Sondazhi i ditës

Sifonistët thonë fjalën e tyre!

Autoren

Cengiz Kulaksiz

Që kur fillova të punoj në industrinë HKLS në 1997 dhe kam shkëmbyer ide me klientët për kullimin e duhur çdo ditë që nga viti 2008, do të doja të ndaja përvojat e mia me ju këtu. Në të njëjtën kohë, si një anëtar i vjetër i Komitetit Austriak të Standardizimit, mbaj veten të informuar për sfidat e ardhshme në kullimin e ndërtesave.

broshura informuese

Po, dua të bëhem sifonist

Pranoj të abonohem për informim falas nëpërmjet artikujve dhe për përfitime të tjera.

Kulmet me gjelbërim

Kulmet me gjelbërim ndihmojnë mikroklimën, ngadalësojnë shkarkimin e ujit të shiut dhe përmirësojnë shëndetin

Ndryshimet klimatike janë sfiduese në shumë drejtime. Industria e ndërtimit po përballet gjithashtu me ndryshime të mëdha si ruajtja e resurseve, minimizimi i kërkesave energjitike gjatë përdorimit të objekteve dhe kostot e mirëmbajtjes. Në të ardhmen pritet që ndërtesat të kthehen në gjeneratorë energjie të lidhura në rrjet. Gjithashtu nëpër qytete do të promovohet gjithmonë e më shumë gjelbërimi në kulme, taraca dhe fasada për të minimizuar të nxehtin gjatë verës.

Hapësirat e gjelbra si ishuj freskie

Kulmet me gjelbërim përmbushin disa funksione njëherësh. Për shembull, ato shërbejnë s ishuj freskie dhe përmirësojnë mikroklimën. Sipërfaqet e ndërtimit pa gjelbërim nxehen ndjeshëm më shumë se ambienti dhe ajëri përreth gjatë ditës, dhe e çlirojnë këtë nxehtësi gjatë natës. Nga ana tjetër, gjelbërimi me efektet e tij natyrore mund të ulë ndjeshëm ndikimin e të nxehtit në objekt. Për më tepër gjelbërimi përmirëson edhe cilësinë e ajrit.

Ruajtja e ujit, hapësirat rekreative & kontributi në energji

Kulmet me gjelbërim gjithashtu veprojnë si rezervuar uji duke ngadalësuar rrjedhën e tij, dhe duke ndaluar në këtë mënyrë mbingarkesën e kanalizimeve gjatë rrebesheve. Për të sjellë disa shifra, 1m2 taracë me gjelbërim me thellësi dheu 25cm mund të mbajë deri në 150 litra ujë. Hapësirat e gjelbra gjithashtu ndikojnë tek shëndeti dhe lumturia e njerëzve, krijojnë habitat të mire për gjallesa të tjera si bletët apo zogjtë, mundësojnë transformimin e zonave urbane të mbi populluara, si dhe ndikojnë tek temperaturat brenda ndërtesave në çdo stinë duke ulur kostot e energjisë.

Kostot e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe riparimit

Gjelbërimi i kulmeve dhe taracave sikurse ka avantazhe, ka edhe disavantazhe. Kostot e ndërtimeve të tilla janë përgjithësisht më të larta. Përveç kostos direkte të shtresave, këto lloj ndërtimesh kërkojnë edhe struktura me peshëmbajtje më të lartë dhe të kushtueshme. Gjithashtu mirëmbajtja e gjelbërimit gjatë thatësirave rrit shpenzimet periodike të objektit. Në rast se dëmtohet shtresa hidroizoluese, riparimi është i vështirë dhe i kushtueshëm, pasi ndërhyrje të tilla mund të kërkojnë largimin e gjithë gjelbërimit dhe dheut, dhe pastaj rivendosjen e tij.

Projektimi, zgjedhja e produkteve dhe zbatimi

Projektimi i kujdesshëm i hapësirës së gjelbër është domosdoshmëri për parandalimin e dëmeve në kulme, në taraca apo në ndërtesë. Një nga faktorët kryesor në projektimin e kulmeve me gjelbërim është përzgjedhja e elementëve të duhur për drenazhin, hidroizolimin, si dhe për çdo shtresë të këtij lloj ndërtimi.

Për sa i përket drenazhit, i cili lidhet direkt me zgjidhjet që ne ofrojmë, në fazën projektuese duhet mundësuar një zgjidhje me kapacitet shkarkimi optimal dhe me akses për mirëmbajtje në vijim. Përveç ujëmbledhësit, ju duhet dhënë shumë rëndësi edhe pikave të inspektimit dhe drenazhimit, sidomos nëse thellësia e dheut është e madhe. Kjo thjeshton mirëmbajtjen dhe kontrollin në çdo rast. Me HL635N dhe elementët zgjatues të saj, ne ju ofrojmë zgjidhjen ideale për kulmet me gjelbërim, kulmet me zhavor, dhe taracat me sisteme të ngjashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *